Kurti kthehet në Kosovë dhe shkon në seancën e Kuvendit: "Mirë se erdhe kryeministër" - NACIONALE

Kurti kthehet në Kosovë dhe shkon në seancën e Kuvendit: "Mirë se erdhe kryeministër"

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas vizitës dhjetë ditore në Greqi është kthyer më në fund në Kosovë.

Ai u pa në seancën e Kuvendit të Kosovës që po mbahet sot.

Si u pa në sallë, Kurti, është uruar mënjëherë nga kryetari i Kuvendit, Galuk Konjufca.

“Mirë se erdhe kryeministër”, ka thënë Konjufca.

Kujtojmë se Kurti u kritiku për qëndrimin e gjatë në Greqi.

Lajme të ngjashme