Kurti kritikon institucionet e drejtësisë: Pak atkakuza për krimet kundër rendit kushtetues - NACIONALE

Kurti kritikon institucionet e drejtësisë: Pak atkakuza për krimet kundër rendit kushtetues

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, është parë kritik ndaj institucioneve të drejtësisë. Sot gjatë ditës, ai ka kritikuar këto institucione për shkak të mungesës së aktakuzave ndaj të arrestuarve në veri.

Sipas Kurtit, edhe atëherë kur ka pasur arrestime, ka pasur lirime. Tutje, Kurti theksoi se një qasje e tillë “nuk i ka dekurajuar kriminelët”.

“Më duhet të theksoj se ka shumë informata për krimet vjet dhe sivjet. Vjet kur kishim barrikada paramilitare, sivjet kur kishim sulme paramilitare, por këto informata të shumta, ndonëse janë shndërruar në hetime të shumta, nuk janë reflektuar në aktakuza të shumta. Kemi shumë pak aktakuza për krimet e panumërta të kryera ndaj qytetarëve, rendit tonë kushtetues e juridik, integritetit tonë territorial në Kosovë, si në vitin 2022 ashtu edhe në vitin 2023. Edhe atëherë kur ka pasur arrestime dhe akuza, ka pasur lirime me arreste shtëpiake, ka pasur trajtim që nuk ka dekurajuar kriminelët” – deklaroi Kurti.

Lajme të ngjashme