Kurti: Kritikat e “grupit të Tiranës” kanë bazë anti-kombëtare, ata ndihmuan refugjatët gjatë luftës - NACIONALE

Kurti: Kritikat e “grupit të Tiranës” kanë bazë anti-kombëtare, ata ndihmuan refugjatët gjatë luftës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka kritikuar zërat kundër figuarave nga Tirana në Lëvzjen Vetëvendosje, siç është zyrtarja e VV-së Dejona Mihali, e cila sot ishte cak i shumë akuazva nga deputeti i mazhorancës, Haki Abazi.

Kurti thotë se këto kritika ndaj “grupit të Tiranës” kanë janë anti-kombëtare, e që sipas saj, angazhimin politik gjithkush e ka të drejtë.

“Kritikat për 'grupin e Tiranës' kanë bazë anti - kombëtare. Gjithkush e ka të drejtën e angazhimit politik kudo. Kurse brenda kombit nuk është as pyetje. Ngjarja e vitit 2016 kur shteti kishte vendosur t'i deportonte e t'i kthente në Shqipëri ishte akt turpërues për shtetin. Madje edhe për atë që e mbajmë si kulturë tonën. Vazhdimi në këtë teh është po aq i turpshëm”, - ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook deputetja Kurti.

Sipas saj, familja e Dejona Mihalit dhe Boiken Abazit kanë kontribuar edhe në luftën në Kosovë në formë ndihme për regugjatët e luftës.

“Familja e Boiken Abazit kishte strehuar gjatë luftës anëtarët e mbijetuar të familjes Berisha nga Theranda. Dejona Mihali ishte vullnetare në kampet e refugjatëve. Si një refugjate e asaj kohe e strehuar në Shqipëri, më duket e pabesueshme që dikujt i pengon prania e njerëzve nga Republika e Shqipërisë’, - ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme