Kurti krahason ish-opozitën me ndërprerësa të rrymës “që po e pamundësojnë kuorumin”
Duke folur nga një shkollë në Prishtinë, deputeti që ushtron edhe postin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, tha se opozita po i pamundëson kuorumin për të zgjedhur Albulena Haxhiun me votat që nuk i ka.
“Kam studiu elektroteknike...me rezistenca, kondensatorë...edhe me ndërprerësa ndonëse jo si ato ndërprerësat në Kuvend të Kosovës me pamundësim kuorumi nga opozita”, tha Kurti.