Kurti: Kosova ka treguar gatishmëri për të marrë pjesë në një dialog që në qendër ka njohjen reciproke
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot ambasadorët dhe përfaqësuesit e ambasadave të NATO-s, BE-së, Japonisë dhe Zvicrës në vend.
Kurti ka diskutuar për takimin që ka pasur me presidentin serb Aleksandar Vui më 18 gusht në Bruksel në kuadër të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas kryeministrit, Kosova ka treguar vullnet dhe gatishmëri për të marrë pjesë në një dialog në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë, drejt një marrëveshjeje që në qendër ka njohjen reciproke.
“Kryeministri Kurti ritheksoi se Republika e Kosovës ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë, drejt një marrëveshjeje që në qendër ka njohjen reciproke. Ai prezantoi elementet e gjashtë kapitujve të Kornizës së Përgjithshme të marrëveshjes së ardhshme me Serbinë, për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Në këtë takim, që pason atë të djeshmin me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të shteteve të QUINT-it, u bisedua edhe për proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.