Kurti: Komunikatat e Zyrës së Kryeministrit po lëshohen edhe në gjuhen serbe - NACIONALE

Kurti: Komunikatat e Zyrës së Kryeministrit po lëshohen edhe në gjuhen serbe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një ditë para takimit të 14 shtatorit në Bruksel, ka bërë të ditur se tash e një muaj më parë Zyra e Kryeministrit publikon komunikatat në dy gjuhë zyrtare, shqip dhe serbisht.

Kurti me anë të një postimi në platformën në X, këtë hap e ka vlerësuar si hap jetik.

”Një muaj më parë Zyra e Kryeministrit – për herë të parë që nga pavarësia – filloi praktikën e publikimit të komunikatave në të dyja gjuhët zyrtare të Kosovës. Ky është një hap i vonuar dhe jetik për t’u ofruar serbëve informacione të sakta nga qeveria e tyre, në një epokë dezinformimi“, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme