Kurti kërkon “edhe më shumë kohë” për përmbushjen e kërkesave të policëve: “Po bëjmë krejt çka dimë e mundemi”
“Po bëjmë krejt çka dimë e mundemi, por na jepni edhe më shumë kohë”, ka kërkuar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për kërkesat e Policisë së Kosovës dhe propozim-rezolutën e opozitës për mbështetje financiare urgjente për policët.
“Ju sigurojmë që po bëjmë krejt çka mundem e di. Polica është në nivel të detyrë dhe padyshim që e ka mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. Na jepni edhe më shumë kohë që mos të bëjmë gabime”, ka thënë Kurti nga Shtimja ku po merr pjesë në vendosjen e gurthemeleve të një çerdhe.
“Kjo është një çështje që ne e kemi konsideruar me prioritet. Duhet të kemi klasifikim që mos të krijojmë pabarazi. Na duhet edhe pak kohë që të mos bëjmë gabime që të shkaktojmë zhgënjime e pengesa”, ka shtuar Kurti.