"Kurti kënaqet duke parë sondazhet dhe rritjen e poenave politike", thotë Rama - NACIONALE

"Kurti kënaqet duke parë sondazhet dhe rritjen e poenave politike", thotë Rama

3 vjet më parë

nga NACIONALE

“Kurti sheh sondazhe dhe kënaqet duke parë rritjen e poenave politike”, tha Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për media ku foli për ngjarjet e tensionuara në vend, e ku për shtensionim në rend të parë i kërkoi Serbisë lirimin e menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe “pa nëse” të tre policëve kufitarë kosovarë të rrëmbyer brenda territorit të Kosovës të mërkuren e kaluar.

“Për mua është shumë e qartë ajo që ka ndodhur. Albini nuk e ka dashur konfrontimin dhe ballafaqimin e drejtpërdrejtë për këtë temë. Sepse Albini lexon sondazhet dhe kënaqet që i rriten poenat. Por mendoj që Shqipëria s’është notere dhe s’mund të jetë noterë e çdo politike që ndjek Kosova, aq më tepër nëse Shqipëria trajtohet si vëllai i madh, gjë që s’e kam thënë kurrë. Detyrimi ynë është që themi të vërtetën në sy. Shqipëria është shtet në vete, dhe interesat tona janë shumë të qarta”, ka thënë Rama.

Lajme të ngjashme