Vdekja e Kapllan Nikçit, Kurti: Na la pas thesar të pasur kulturor dhe shpirtëror - NACIONALE

Vdekja e Kapllan Nikçit, Kurti: Na la pas thesar të pasur kulturor dhe shpirtëror

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime familjarët pas vdekjes së veteranit të muzikës dhe valles folklorike, Kapllan Nikçi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti tha se Nikçi "u bë urë lidhëse mes të kaluarës dhe së tashme".

“Me zërin e tij, u bë urë lidhëse mes të kaluarës dhe së tashmes. U dha shpirt melodive që burojnë ndër shekuj Grykës së Rugovës.
Ngushëllime familjes, miqve dhe Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova” për malësorin shallbardhë, Kapllan Nikçi.
Figurë mbresëlënëse që na la pas thesar të pasur kulturor dhe shpirtëror”,
tha Kurti

Lajme të ngjashme