Kurti insiston të intervistohet në zyrë nga prokurorët: Nuk kam informacion të ri për këtë çështje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sërish çështjen e intervistimit të tij nga Prokuroria.
Ai ka thënë se është i gatshëm të intervistohet në kryeministri.
“Nuk kam informacion të ri, jam ftuar si dëshmitar për të dëshmuar për një rast, jam i gatshëm, i vullnetshëm për të dëshmuar. Nuk e kam refuzuar kërkesën, kam shprehur gatishmërinë e vullnetin tim si dhe kam bërë ftesë Prokurorisë që të intervistohem në ambientet e kryeministrisë shpresoj që kjo të realizohet. Unë jam i interesuar që Prokuroria e Gjyqësori të jenë sa më efikas, të jenë sa më mbështetës për drejtësinë, qysh është edhe vet qeveria”, tha Kurti në Kosovapress.