Kurti ia bëri si Fatmir Spahiut, nuk i dha post ministror - reagon Avni Zogiani - NACIONALE

Kurti ia bëri si Fatmir Spahiut, nuk i dha post ministror - reagon Avni Zogiani

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-zëvendësministri i Financave, Avni Zogiani, e ka përjetuar atë që e ka përjetuar aktori Fatmir Spahiu.

Ndonëse vitin e kaluar ishte propozuar për ministër të Arsimit dy herë, nga Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, mbrëmë u mësua se ai nuk do ta ketë këtë post.

Kryeministri Albin Kurti dje në Kuvend ka treguar se ministër i Arsimit do të jetë Hajrullah Çeku.

Pavarësisht se nuk ka marrë post ministror në këtë mandat, duket se Zogianit nuk i ka mbetur shumë hatri.

Pas konstituimit të Kuvendit, ai e ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen në postin e kryeparlamentares.

“Një vit më vonë: urime konstituimi i Kuvendit! Urime Albulena, kryetare!”, ka shkruar Zogiani në profilin e tij në Facebook.

Deri me tani, ai nuk e ka uruar Albin Kurtin për mandatin e ri.

Lajme të ngjashme