Kurti i uron Kroacisë anëtarësimin në Eurozonë dhe Zonën Shengen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Twitter e ka uruar homologun e tij kroat Andrej Plenkoviq, pasi Kroacia është pranuar në Eurozonës dhe Zonës Shengen nga 1 janar të vitit 2023.
“Urime popullit kroat dhe kryeministrit Andrej Plenkoviq për arritjen e këtij momenti historik. Me mbështetjen unanime të sotme të Bashkimit Evropian për heqjen e kontrolleve kufitare, Kroacia tani është e vendosur të bëhet anëtare e Eurozonës dhe Zonës Shengen deri më 1 janar 2023”, ka shkruar Kurti.
Kujtojmë që, ministrat e Punëve të Brendshme të Bashkimit Evropian miratuan më 8 dhjetor hyrjen e Kroacisë në zonën e Schengenit.
Sipas këtij vendimi, nga 1 janari i vitit 2023 nuk do të ketë më kontrolle të udhëtarëve në kufijtë Kroaci-Slloveni dhe Kroaci-Hungari. Ndërkaq, nga pranvera do të hiqen edhe kontrollet për fluturimet nga aeroportet e Kroacisë drejt vendeve të Schengeni
With today's unanimous support by the European Union to lift border controls, Croatia is now set to become both a member of the Eurozone and the Schengen Zone by January 1, 2023.
— Albin Kurti (@albinkurti) December 8, 2022
Congratulations to the people of 🇭🇷 and PM @AndrejPlenkovic on achieving this historic milestone.