Kurti i tronditur nga vrasja e ish kryeministrit japonez:”Kryeministri Abe ishte mik i mrekullueshëm i Kosovës”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur keqardhje për vrasjen e ish kryeministrit japonez, Shinzo Abe, i cili u vra sot në Japoni.
Ai në twiter, ka thënë se Abe ka qenë një mik i mrekullueshëm i Kosovës.
“Jemi të pikëlluar dhe të tronditur nga vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Kryeministri Abe ishte një lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli ynë po luten për familjen e kryeministrit Abe, miqtë e tij dhe popullin e Japonisë”.
We’re saddened & shocked by the murder of former Prime Minister Shinzo Abe. PM Abe was an outstanding leader of Japan & wonderful friend to Kosova. The Government of the Republic of Kosova & our people are praying for PM Abe's family, his friends, & the people of Japan. pic.twitter.com/jdkc1NVta3
— Albin Kurti (@albinkurti) July 8, 2022