Kurti i shkroi në mbrëmje Hamzës, Çitaku jep detaje nga komunikimet rreth presidentit - NACIONALE

Kurti i shkroi në mbrëmje Hamzës, Çitaku jep detaje nga komunikimet rreth presidentit

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti e kishte kontaktuar kreun e kësaj partie, Bedri Hamza në mbrëmje për t’i kërkuar mbështetje për kandidaten Feride Rushiti.

Ajo në Rubikon ka dhënë detaje, ku ka thënë se Hamza e pranoi këtë mesazh në rrjetin social Whatsapp.

“Ai sillej sikur të kishte 100 për qind të votave, dhe ne na kërkonte prezencë vetëm për formalitet. Kemi shku, janë taku, s’kanë pasë transparencë, për këtë arsye, kryetari Hamza ka qenë shumë i qartë, ju lutem komunikoni me shkrim, me letër, çfarë kërkoni konkretisht, cilat tema do të diskutohen, cila është qasja juaj.

Nuk ka pasë kërkesë për takim, në ora 21:00 i ka shkruar kryetarit të PDK-së për t’ia kërkuar mbështetjen për znj.Feride Rushiti. Në Whatsapp i ka shkruar, ju ftoj që ta mbështesni zonjën Feride Rushiti”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme