Kurti i pret në takim disa studentë pak metra larg Kuvendit, ua tregon “arritjet” e qeverisjes së tij - NACIONALE

Kurti i pret në takim disa studentë pak metra larg Kuvendit, ua tregon “arritjet” e qeverisjes së tij

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në largim, Albin Kurti ka pritur disa studentë në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Kurti, sipas zyrës së tij, i ka njoftuar ata me zhvillimet e fundit dhe “arritjet e qeverisë” përgjatë këtij mandati.

“Kosova është dëshmi se zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin së bashku, u shpreh kryeministri. Ai shtoi se vendi ynë ka shënuar rritje ekonomike me një mesatare vjetore prej 6% në katër e fundit, si dhe Kosova arriti përparim në indekse ndërkombëtare mbi demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut ndër të tjera.

Kryeministri tha se krahas rritjes ekonomike të arritur në katër vitet e fundit, si qeveri kemi punuar në rishpërndarjen e kësaj rritjeje edhe drejt qytetarëve, në format e subvencioneve për fermerë, arsim publik falas, shtesa për fëmijë dhe nënat e reja, rritje të pagës minimale dhe pagave në sektorin publik e privat” – citohet se u ka thënë ai.

Tutje, në komunikatë thuhet:

“Punësimi u rrit, me theks tek të rinjtë dhe gratë, dhe papunësia ra nga mbi 25 për qind në nën 11 për qind, gjersa kryeministri theksoi edhe mbështetjen e përkrahjen ndaj bizneseve, të cilat rritën vitet e fundit qarkullimin e tyre dhe punën e bërë në drejtim të lidhjes së ekonomisë me tregun e punës përmes arsimit dual.

Në vijim trajtoi edhe investimet në fusha kyçe e strategjike, përfshirë edhe sigurinë e mbrojtjen, si dhe orientimin dhe aspiratat për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Në këtë shkëmbim me studentët kryeministri iu përgjigj edhe pyetjeve të tyre ku u prekën gjithashtu temat e marrëdhënieve në rajon dhe në veçanti me Serbinë, masat e ndërmarra në fushat e sigurisë dhe të mbrojtjes, rreziqet të cilat kanosen në gjithë Europën siç janë kërcënimet hibride dhe rritja e fashizmit dhe detyra për t'i përballuar ato, ndërsa pati bisedë gjithashtu mbi autorët e filozofisë politike dhe të sociologjisë”.

Lajme të ngjashme