Kurti i bindur: S’ka barrikada më 1 shtator, vendimin s’e shtymë që të shtyhet edhe më shumë - NACIONALE

Kurti i bindur: S’ka barrikada më 1 shtator, vendimin s’e shtymë që të shtyhet edhe më shumë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i bindur se meë 1 shtator, nuk do të ketë barrikada në veri të vendit, ashtu siç ndodhi më 31 korrik.

Ai në një intervistë për ‘Al Jazeera’, u shpreh se çdo gjë do të zgjidhet, sa u përket tensioneve në veri.

“Ne kemi qenë shumë pozitivë dhe konstruktiv në dialog, por të fokusuar për marrëveshjen. Ne kemi diskutuar, mes disa çështjeve të tjera, për tensionet që kanë qenë së fundi, unë mendoj që çdo gjë të do të zgjidhet. Me 1 shtator nuk do të ketë barrikada, siç ka pasur më 31 korrik”, tha ai.

Mes tjerash, kryeministri foli edhe për mundësinë e shtyrjes së vendimit për reciprocitet sërish, për të cilën tha se “nuk e shtynë vendimin, që të shtyhet edhe më shumë”.

“Nuk e kemi shtyrë vendimin, me qëllimin që të shtyhet edhe më shumë. Nuk kam dëgjuar tre muaj, por ka qenë gjithmonë ideja që të shtyhet më shumë, për shkak të asaj që mund të ndodhë” ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme