Kurti, Haradinajt: Mos u bazoni vetëm në tituj të lajmeve
Kryeministri Albin Kurti i është kundërpërgjigjur lideri të AAK-së, Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën energjetike në vend.
I pari i qeverisë, i ka thënë të parit të AAK-së që të mos bazohet vetëm në tituj të lajmeve.
Më pas, ai ka treguar për hapat që Qeveria ka marrë në këtë drejtim.
“Kosova nuk do të jetë e varur në prodhimin e energjisë elektrike. Mos u bazoni vetëm në tituj të lajmeve, por lajmëroni ato deri në fund. Gazsjellësi edhe nëse do të ishte marrë, nuk do të ishte në funksion në këtë krizë energjetike”, ka thënë Kurti, duke përmendur edhe hapat tjerë.
“Njëri bllok është në remont ndërkaq tjetri do të hyjë në remont. Ndihma më e madhe do të koncentrohet te rastet e skemës sociale dhe në rastet në nevojë që nuk janë në skema sociale. Strategjia kombëtare e energjisë përfshin kapacitete të reja të energjisë. Gjatë mbledhjes së përbashkët me Shqipërinë është shkruar marrëveshje bashkëpunimi për investime të përbashkëta në kapacitete të reja gjeneruese. Me strategjinë do të kujdesemi që ta rifreskojmë njëjtë siç u bëmë të parët në Ballkan me investim në bateri”, ka deklaruar Kurti.