Kurti: Greva të ndalët dhe të pushoj shantazhi i SBASHK-ut - NACIONALE

Kurti: Greva të ndalët dhe të pushoj shantazhi i SBASHK-ut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përderisa SBASHK-u, është duke raportuar në Komisionin për Arsim, lidhur më grevën, kryeministri Kurti në një deklaratë për medie , ka thënë se duhet të gjendet zgjidhje sa më parë, por ka akuzuar sërish SBASHK-un se është duke bëre shantazh.

‘’Duhet të gjejmë një zgjidhje sa më parë, mirëpo ne kemi bërë shumë hapa mirëpo ajo çka nuk kemi parë është pushimi i shantazhit “o kaq ose nuk shkoj në punë”. Të gjithë që marrin paga duhet të kryejnë punën meritore të pagave që marrin”, u shpreh Kurti.

Kurti gjithashtu ka thënë se kompensimi me 50 euro bëhet për t’u përballur me inflacionin e jo si zëvendësim për projektligjin për paga.

“ Për ata që nuk më kanë dëgjuar po e përsëris se kompensimi me 50 euro bëhet për t’u përballur me inflacionin e jo si zëvendësim për projektligjin për paga. Zgjidhja më e dobishme është që edhe mësimdhënësit të shkojnë në shkollë dhe nxënësit. Kjo është e domosdoshme për dinjitetin e të gjithëve. I kemi paraqitur të gjitha masat e pakos së re të përballje me inflacion’’, ka thënë Kurti

Ai gjithashtu ka shtuar se me sindikatat evropiane do të ketë një takim pasdite.

Lajme të ngjashme