Kurti: Gratë e vajzat vazhdojnë të jenë viktima të burrave - NACIONALE

Kurti: Gratë e vajzat vazhdojnë të jenë viktima të burrave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gratë e vajzat vazhdojnë të jenë viktima të burrave.

Këtë deklaratë Kurti e bëri gjatë ceremonisë përmbyllëse të fushatës globale ”16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.

Igballe llalloshi, Diana Kastrati, Antifona Morina , Donjeta Pajazitaj, Zejnepe Berisha, Dafina Zhubi, Flora Omuri, Sevdije Berisha, Valbona Ndrecaj dhe vajza , Salabile Mavrovqani, Sebahate Morina, Marigona Osmani, Lirie Qerimaj, Sanije Godanci, Hamide Magashi, këto janë vetëm disa nga emrat të grave që u vranë nga burrat në jeten e tyrëe, emrat e atyre që historitë e tyre u bënë publike, por ku ta dim edhe sa nuk janë më në jetë por nuk e dim nuk ua kemi dëgjuar historinë”, tha ai, raporton RTK.

Kurti ka thënë se për fat të keq secilin vit në secilin shtet ku më pak e ku më shumë gratë e vajzat vazhdojnë të jenë viktima të burrave të frustruar e të dhunshëm të tradhtuara e të lënduara nga më të afërmit e tyre çdo ditë.

Studimet e bëra thonë se në botë një në tri gra përjeton dhunë fizike ose seksuale nga partneri i saj këto dëme janë shkatërruese edhe kur epilogu nuk është vdekja”, tha ai.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ku ka thënë se duhet të kemi edukim për rolin gjinor në shoqëri.

Në çdo instancë të arsimit tonë duhet të flasim për çështje të rëndësishme që i ndihmojnë barazisë gjinore”, tha ai.

Lajme të ngjashme