Kurti: Gjendja e komuniteteve nuk është e mirë, ka ende shumë sfida
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka marrë pjesë në Samitin e parë rajonal për mbrojtje nga diskriminimi racor.
Në fjalimin e tij, ai tha se gjendja e komuniteteve nuk ëshë e mirë si nga aspekti diskriminimit po ashtu edhe nga ai i varfërisë dhe mungesës së shanseve në aspektin socio-ekonomik.
“Ka ende shumë sfida, gjendja e komuniteteve nuk është e mirë si nga aspekti i diskriminimit po ashtu edhe nga ai i varfërisë dhe mungesës së shanseve në aspektin socio-ekonomik”,tha Kurti në Samit.
Si gjithashtu tha se si kryeministër do të angazhohet për të gjithë njëlloj, mirëpo parimisht për ata që kanë më së shumti nevojë
“Progresin e zhvillimit të shoqërive tona mund ta matim jo me atë se si jetojnë ata që kanë më së shumti, sepse e dimë që ata që kanë ia bëjnë çarenë vetes kollaj e shpejt, por për ata që kanë më së paku. Andaj si kryeministër i të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike, feje e prejardhje, angazhohem për të gjithë njëlloj, por më së shumti e më së pari për ata që kanë më së shumti nevojë”, ka theksuar Kurti.
Ai gjithashtu shtoi se duhet angazhim në mënyrë që qytetarët të ndihen të barabartë.
“Kemi ndarë edhe 500 bursa për studentet e tjerë. Punësimin e tyre në institucionet publike. Edukimi dhe punësimi janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin. Ne jemi solidarë më atë që përpiqet për të drejtat. Fakti që njerëzit janë të ndryshëm nuk do të thotë që nuk jemi të barabartë. I’u garantoj se Qeveria jonë do t’iu qëndrojë krahë për krahë komuniteteve”, ka thënë ndër të tjerash Kurti.