Kurti full xhipa dhe bodigarda, Haradinaj: Si në kohën e egër kur na vinin zyrtarët e Jugosllavisë me 40 xhipa - NACIONALE

Kurti full xhipa dhe bodigarda, Haradinaj: Si në kohën e egër kur na vinin zyrtarët e Jugosllavisë me 40 xhipa

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti Albin Kurti vazhdon të jetë hermetikisht i mbyllur me xhipa dhe bodigarda, ku edhe distancat disametërshe i bën me ta. Daut Haradinaj i AAK-së e krahasoi me “kohën e egër të Jugosllavisë kur vinin zyrtarët me 40 xhipa”.

“Përderisa është i rrethuar, bile ndonjëherë po më tingëllon sikur në atë kohën e egër kur na vinin zyrtarët e Jugosllavisë më 40 xhipa e 500 pushkë. Përderisa ai vjen me gjithë atë sigurim, eksortë në Parlamentin e Kosovës, në vendin më të sigurt. Askush nuk e rrezikon z.Kurti në Republikën e Kosovës”, tha ai në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme