Kurti fton në takim liderët e opozitës për të premten
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar për një takim liderët e partive në opozitë.
Ftesat i kanë pranuar Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj.
Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Nga zyra për informim e AAK-së, këtë ia kanë konfirmuar gazetës Nacionale.
Ky takim vjen pak ditë pas vizitës së Gabriel Escobar në Kosovë. Takime të ngjashme kishin pasur edhe më herët.