Kurti ftoi opozitën në takim, Haradinaj: I jam përgjigjur pozitivisht - NACIONALE

Kurti ftoi opozitën në takim, Haradinaj: I jam përgjigjur pozitivisht

3 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit për takim me opozitarët.

Haradinaj ka shkruar se për të dhe AAK-në, çështja e dialogut për njohje, gjithmonë ka qenë çështje mbipartiake.

Ai ka shkruar se për tema të interest nacional, nuk ka qeveri dhe opozitë.

“I jam përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryeministrit Kurti, për një bashkëbisedim lidhur me takimet e fundit që janë zhvilluar në Bruksel.

Për mua dhe Aleancën, çëshja e dialogut për njohje, gjithmonë ka qenë çështje mbipartiake. Këtë përcaktim e kam pasur edhe gjatë kohës sa e kam udhëhequr qeverinë e vendit.

Gjithmonë kam konsideruar se për tema të interest nacional, nuk ka qeveri dhe opozitë. Të gjithë e kanë pjesën dhe rolin e tyre.

Megjithëse nuk mund ta lë pa e përmendur se Alenacën si parti, por edhe Opozitën në tërësi, kryeministri Kurti këtë herë i kishte përjashtuar nga çfarëdo konsultimi, apo edhe më keq, informimi, lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në Bruksel”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme