Kurti flet sot në Seminarin Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s - NACIONALE

Kurti flet sot në Seminarin Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Prishtinë, po mbahet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Tema e këtij seminari është “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”.

Siç raporton Kosovapres, sot prej orës 9:15, në Hotelin “Swiss Diamond” në Prishtinë seminari vazhdon punimet në ditën e dytë me adresimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Gjithashtu sipas KP-së, në një nga panelet e këtij seminari do të marrë pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Dipasporës, Donika Gërvalla.

Seminari filloi punimet të shtunën.

Lajme të ngjashme