Kurti flet për veriun: Kontrolli atje temë e kryer - NACIONALE

Kurti flet për veriun: Kontrolli atje temë e kryer

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhje të qeverisë kosovare ka thënë se do të shtohen investimet shtetërore në zonat veriore të vendit, duke vlerësuar se “kontrolli dhe siguria atje janë temë e kryer”.

Investimet do t’i vazhdojmë edhe në pjesën veriore të vendit duke siguruar integrimin e plotë edhe me infrastrukturë tani që shtrirja e kontrollit atje dhe çështja e sigurisë janë tema të kryera”, ka thënë Kurti.

Në mbledhje të qeverisë është miratuar buxheti për vitin 2025 në vlerë prej 3.6 miliardë euro.

Lajme të ngjashme