Kurti flet për tri kërkesat në dialog: Vuçiqi nuk ishte i gatshëm ta respektonte asnjërën - NACIONALE

Kurti flet për tri kërkesat në dialog: Vuçiqi nuk ishte i gatshëm ta respektonte asnjërën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka mbajtur një fjalim hyrës në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, e cila po vazhdon ende.

Në këtë fjalim, Kurti ka folur relativisht gjatë në lidhje me takimin në Bruksel me Aleksandar Vuçiqin, president i Serbisë, i cili takim u realizua në kuadër të procesit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Kurti ka treguar se pse i paraqiti tri kërkesat e tij në Bruksel. Megjithatë, Kurti theksoi se Vuçiqi nuk ishte i gatshëm të respektonte asnjërën.

“Ne paraqitëm këto tri kërkesa të garancisë që në fakt janë mburojë për vetë marrëveshjen bazike, e cila është në sulm të vazhdueshëm nga Serbia. Presidenti i Serbisë nuk ishte i gatshëm ta respektojë asnjërën, pra as të nënshkruajë marrëveshjen, as të tërheqë letrën për refuzimin e saj, por as të dorëzojë kryekriminelin Radoiçiq. Ne jemi për dialog për normalizim dhe duam normalizim të marrëdhënieve për fqinjësi të mirë. Kjo bëhet me pranim të tërësishëm të marrëveshjes që e kemi arritur dhe me zbatim të tërësishëm të saj” – ka thënë Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme