Kurti flet për sinqeritetin me qytetarët, Konjufca e dëgjon me vëmendje dhe me gjasë me habi - NACIONALE

Kurti flet për sinqeritetin me qytetarët, Konjufca e dëgjon me vëmendje dhe me gjasë me habi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot paradite mbajti një fjalim të gjatë para aktivistëve të VV-së, parti e cila po e mban mbledhjen e radhës së Këshillit të Përgjithshëm.

Në një moment, Kurti nisi e foli për sinqeritetin në politikë. Madje, edhe për një vështrim stoik ndaj vetes.

Përderisa Kurti po fliste për nevojën që aktivistët e VV-së te jenë të sinqertë me qytetarin, Glauk Konjufca, nënkryetar i VV-së, duket se e dëgjonte me shumë vëmendje. Në këtë kontekst, nga mënyra se si qëndronte, Konjufca duket se e dëgjonte dhe e shikonte Kurtin pak edhe me habi.

“Nuk mund të jemi të sinqertë me qytetarin, nëse së pari nuk jemi të sinqertë më vetëveten. Duke u përpjekur ta mashtrojmë tjetrin, mashtrojmë veçse vetëveten, sepse të tjerët do ta kuptojnë. E personi që përpiqet të mashtrojë, do të mundet vetëm të vuajë, teksa e kupton i fundit mashtrimin që ia ka bërë vetes” – tha Kurti, ndër të tjera, gjë e cila ia mori vëmendjen Konjufcës.

Lajme të ngjashme