Kurti falënderon deputetët që ia votuan Byronë - NACIONALE

Kurti falënderon deputetët që ia votuan Byronë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i vendin, Albin Kurti ka falënderuar të gjithë deputetëtët që votuan për këtë projektligj.

Kurti gjithashtu ka premtuar se ky projektligj do të standarizohet në fazën tjeter, në mënyrë qe të jetë në përputhje me rekomandimet e Venecias.

“Me votimin e sotëm në lexim të parë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ecim bashkë drejt mundësimit të konfiskimit civil (pa dënim) të pasurisë që nuk justifikohet dot. I falenderoj deputetët e Kuvendit për këtë votim me të cilin iniciuam themelimin e një mekanizmi të rëndësishëm me diskrecion për të hetuar pasurinë e të gjithë personave zyrtarë. Me rekomandimet e vlefshme të Komisionit të Venecias, ky Projektligj do të standardizohet plotësisht në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe, po ashtu, do ta rrisë efikasitetin e luftimit të korrupsionit, siç ka qenë zotimi ynë e për të cilin jemi maksimalisht të përkushtuar.” Thuhet ndër të tjera në shkrimin e Kuriti.

Shkrimi i plotë i Kurtit: