Kurti: Estonia mbështet Kosovën në rrugën euroatlantike dhe në procesin e liberalizimit të vizave - NACIONALE

Kurti: Estonia mbështet Kosovën në rrugën euroatlantike dhe në procesin e liberalizimit të vizave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për takimet që i ka pasur gjatë vizitës zyrtare në Estoni.

Ai ka bërë me dije se Estonia e mbështet Kosovën në rrugën euroatlantike dhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Estonia i jep Kosovës dhe gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Kryeministrja Kallas ofroi mbështetjen e plotë për Kosovën në rrugën tonë euroatlantike dhe në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Në drekën me Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Reinsalu, theksuam ngjashmëritë e përvojave historike dhe situatave gjeostrategjike të Kosovës dhe Estonisë. Falënderova ministrin Reinsalu për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës në politikën e jashtme”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në “Facebook”.

Me tej, ai ka njoftuar për takimet që ka pasur në Akademinë Estoneze për Qeverisje Elektronike (eGA) dhe takimet në Parlamentin e Estonisë,

Lajme të ngjashme