Kurti: Është koha që angazhimin tonë meritor, Brukseli ta shoqëroj me heqjen e masave - NACIONALE

Kurti: Është koha që angazhimin tonë meritor, Brukseli ta shoqëroj me heqjen e masave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është “plotësisht e përkushtuar për t'u bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian”, pas takimit me Presidentin e Keshillit të Bashkimit Evropian, António Costa.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Kurti pretendoi se Kosova “ka bërë progres në plotësimin e reformave”, ndonëse Kosova mbetet ende nën sanksijone të BE-së si rezultat i veprimeve të njëanshme të qeverisë.

Postimi i Kurtit:

Kosova është evropiane në vlera, në histori dhe në kulturë dhe jemi plotësisht të përkushtuar për t'u bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Ishte kënaqësi ta mirëpres në ndërtesën e qeverisë, Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, me të cilin nuk është hera e parë që po takohemi, po hera e parë në Prishtinë.

Republika jonë ka bërë progres në plotësimin e reformave, siç dëshmohet në raportet e BE-së për vendin. Është koha që angazhimin tonë meritor, Brukseli ta shoqëroj me heqjen e masave kufizuese dhe dhënien e statusit të vendit kandidat.

Lajme të ngjashme