Kurti emëron zëvendësministrin e tretë brenda ditës
Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me emrërimin e zëvendësministrave.
Vetëm sot ka marrë vendim për emërimin e tre zëvendësministrave.
Caktimi i Igor Mitiq në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është vendimi i tretë i kryeministrit Kurti për këtë çështje.
Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti i ka uruar Mitiqin për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.