Kurti emëron këshilltare ish-kryetaren e Preshëvës - NACIONALE

Kurti emëron këshilltare ish-kryetaren e Preshëvës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot si Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ish-kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani.

Siç shkruhet në njoftimin e qeverisë, ky është hapi i parë drejtë themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

“Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti emëroi znj.Ardita Sinani, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc Prishtinë, 19...

Posted by Qeveria e Republikës së Kosovës on Monday, September 19, 2022

Lajme të ngjashme