Kurti e zëvendëson Rashiqin, Nenad Vukmiroviq caktohet ushtrues detyre Ministrit për Komunitete dhe Kthim - NACIONALE

Kurti e zëvendëson Rashiqin, Nenad Vukmiroviq caktohet ushtrues detyre Ministrit për Komunitete dhe Kthim

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka zëvendësuar sot Nenad Rashiqin në Qeveri.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se sot Albin Kurti e ka caktuar zëvendësministrin e deritanishëm për Komunitete dhe Kthim, Nenad Vukmiroviq, ushtrues të detyrës së Ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Kjo pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“I lindur në Mitrovicën e veriut në prill të vitit 1979, Nenad Vukmiroviq me profesion është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës dhe informatikës. Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Mitrovicën e veriut. Më parë ka qenë edhe Drejtor i Arsimit në Komunën e Mitrovicës së veriut. ryeministri Kurti e uron z. Vukmiroviq për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme