Kurti e takoi shefin e OSBE-së në Kosovë, u diskutua edhe për luftimin e lajmeve të rreme - NACIONALE

Kurti e takoi shefin e OSBE-së në Kosovë, u diskutua edhe për luftimin e lajmeve të rreme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në zyrën e tij shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Në qendër të diskutimit ishte rritja e bashkëpunimit me Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropo (OSBE).

Kurti dhe Davenport folën për bashkëpunimin me qëllim të shtimit të komunikimit me qytetarët nga të gjitha komunitetet, si dhe për luftimin e keqinformimit dhe lajmeve të rrejshme.

Në takim u bisedua edhe për zhvillimet e fundit në vend në fushën e sundimit të ligjit.

Lajme të ngjashme