Kurti e shet rritjen e çmimeve si “rritje të kërkesës” — Kosova përjetoi ngadalësim ekonomik në 2025 - NACIONALE

Kurti e shet rritjen e çmimeve si “rritje të kërkesës” — Kosova përjetoi ngadalësim ekonomik në 2025

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Në tubimin përmbyllës, Albin Kurti pretendoi se ndihmat për pensionistë, biznese e studentë e kanë rritur kërkesën agregate dhe, rrjedhimisht, fuqinë blerëse të qytetarëve, në një manipulim klasik ekonomik.

"Çfarë kemi bërë në këto pesë vite duke ndihmuar pensonistët, bizneset, studentët... e kemi rritur kërkesën agregate në ekonomi. Dhe sa më shumë që e kemi rritur kërkesën agregatë në ekonomi, kjo ka qenë më mirë për jetën e qytetarëve që kanë fuqi më të madhe blerëse dhe rrjedhimisht bëjnë jetë më cilësorë në njërën anë për vetën dhe familjet e tyre, dhe në anën tjetër kjo është më mirë për ekonominë. Pra, ne e kemi rrit ekonominë", tha Kurti.

Rritja e shpenzimeve nuk do të thotë automatikisht jetë më cilësore, sidomos kur çmimet janë rritur më shpejt se mirëqenia reale.

Gjatë periudhës 2021–2025, Kosova u godit nga një nga valët më të rënda inflacioniste në dekada: inflacioni vjetor u ngrit nga 3.4 për qind në vitin 2021 në 11.6 për qind në vitin 2022, me kulm mujor prej 14.2 për qind në korrik të atij viti.

Kurti e paraqiti qarkullimin nominal të parasë si progres, duke fshehur faktin se inflacioni arriti nivele rekord përgjatë qeverisjes së tij.

Në anën tjetër, gjatë 2025-ës Kosova përjetoi ngadalësim të rritjes reale në vitin 2025, konsum më të dobët privat dhe importe në rritje.

Lajme të ngjashme