Kurti e përmend “Republikën e Tretë”: Kemi nevojë për të, që ta shpëtojmë Kosovën - NACIONALE

Kurti e përmend “Republikën e Tretë”: Kemi nevojë për të, që ta shpëtojmë Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, dje ka mbajtur një një fjalim të gjatë para anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, e ku shpalosi “manifestin” e tij për rizgjedhjen kryetar i VV-së.

Kurti, gjatë fjalimit të tij të gjatë, foli për shumë çështje organizative të LVV-së.

E diku kah fundi, Kurti foli përsëri për Republikën e Tretë, duke thënë se ajo është republikë për të shpëtuar republikën dhe për ta avancuar atë.

Republika na mundëson që të jemi qytetarë me të drejta, punëtorë me mirëqenie, njerëz të arsimuar dhe banorë të shëndetshëm. Republika e Kosovës e shpallur më 2 korrik 1990 ishte Republika e Parë e Kosovës si republikë-për-rezistencë. Pavarësia e Kosovës e shpallur më 17 shkurt 2008 ishte Republika e Dytë e Kosovës që shpesh doli të jetë Republikë për shitje. Ne kemi nevojë për Republikën e Tretë të Kosovës që ta shpëtojmë Republikën si të tillë dhe ta avancojmë atë. Pra, për Republikën e Tretë si Republikë për drejtësi e bashkim, për demokraci e zhvillim, për barazi e mirëqenie. Kjo nënkupton reforma aq të thella sa që reforma transformuese, pra transformim të institucioneve të sistemit. Një punë që tashmë e kemi filluar por që duhet ta vazhdojmë fuqishëm edhe në mandatin e dytë qeverisës.”, theksoi Kurti.

Lajme të ngjashme