Kurti e përmend Osmanin në mbeldhjen e VV-së: Shpreh mirënjohjen për këto vite bashkëpunimi
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka mbajtur një fjalim të gjatë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në fjalimin e tij, Kurti e përmendi edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kurti e ka falënderuar Osmanin për bashkëpunimin për këto vite.
“Në veçanti dua të shpreh mirënjohjen time për këto vite bashkëpunimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me partinë Guxo dhe Alternativën” – tha Kurti, transmeton Nacionale.