Kurti e Osmani sot kthehen nga Amerika, mbajnë konferencë në aeroport - NACIONALE

Kurti e Osmani sot kthehen nga Amerika, mbajnë konferencë në aeroport

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti sot do të kthehen nga vizita Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë qëndruan për vizitë zyrtare nga fillimi i javës.

Pas arritjes në Kosovë, dy krerët e shtetit do të mbajnë konferencë për medie.

“Sot (30.07.2022), në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe Kryeministri Albin Kurti, mbajnë konferencë për media lidhur me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është thënë në njoftimin për media.

Gjatë vizitës në SHBA, Osmani dhe Kurti, janë takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Më pas, ata kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe MCC.

Lajme të ngjashme