Kurti e Murati vizitojnë punëtorinë ndërkombëtare për financa
Në Prishtinë po mbahet Konferenca rajonale e organizuar nga Qendra e Ekselencës Financiare nga Sllovenia.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sot do të marrin pjesë në punëtorinë ndërkombëtare, që organizohet për herë të parë në Kosovë nga CEF Qendra e Ekselencës Financiare, Slloveni, nё bashkëpunim me Fondin Monetar Ndёrkombëtar, Administratën Tatimore tё Kosovës dhe Administratën Tatimore tё Holandës.
Ndryshe ATK në faqen e saj në ‘Facebook’, ka shkruar se në ditën e parë të kësaj konference është diskutuar për praktikat e mira në menaxhimin e borxheve të taksave.