Kurti e Murati vendosin lule në funeralin e ish kryeministrit të Japonisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ministri i Financave Hekuran Murati po marrin pjesë në funeralin shtetëror në ndërim të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.
Qeveria ka treguar se kryeministri Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ambasadorin e Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari kanë vendosur lule të freskëta në nderim të jetës së mikut të vendit tonë, ish-kryeministrit Shinzo Abe.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në funeralin shtetëror në nderim të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.
Kryeministri Kurti së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ambasadorin e Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari kanë vendosur lule të freskëta në nderim të jetës së mikut të vendit tonë, ish-kryeministrit Shinzo Abe”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.