Kurti e Murati thërrasin konferencë për media, s’dihet për çfarë do të flasin - NACIONALE

Kurti e Murati thërrasin konferencë për media, s’dihet për çfarë do të flasin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati do të mbajnë konferencë për media gjatë së shtunës.

Lajmi është bërë i ditur në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit.

Në këtë njoftim, nuk është treguar se për çfarë do të flasin Kurti e Murati në këtë konferencë.

E njëjta do të mbahet në objektin e Qeverisë duke filluar prej orës 11:00.

Vlen të theksohet se Kurti dhe Murati janë kritikuar shumë këto ditë për ndalesën e pagave për grevistët.

Lajme të ngjashme