Kurti e mirëpret ministrin Rashiq në mbledhje të Qeverisë, ai i thotë "nuk jam i ri në këtë punë"
Kryeministri Albin Kurti i ka dëshiruar mirëseardhje në Qeverinë e Kosovës ministrit të ri për Kthim dhe Komuniteti, Nenad Rashiq, i cili sot po merr pjesë për herë të parë në mbledhjen e qeverisë.
Kurti mirëseardhjen ministrit të ri nga komuniteti serb ia ka shprehur në gjuhen shqipe dhe atë serbe.
Kurse, ministri për Kthim dhe Komuniteti, Nenad Rashiq, ka thënë se është në qeveri për të ndërtuar ura bashkëpunimi.
“Jam këtu që të bëjmë ura, nuk jam i ri në këtë punë, 17 vjet përvojë flasin diçka. Por çdo sfidë e re është shans i ri. Unë jam i gatshëm të ndihmoj dhe kontribuoj vetë personalisht”, ka thënë Rashiq.