Kurti e lavdëron veten: Për herë të parë, Kosova ka qeveri pa lidhje me krimin e organizuar - NACIONALE

Kurti e lavdëron veten: Për herë të parë, Kosova ka qeveri pa lidhje me krimin e organizuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në ndejën e fundvitit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në fjalën e tij, që u publikua në Facebook, Kurti ka pasur fjalë të mëdha për Qeverinë që e udhëheq.

Sipas tij, Kosova për herë të parë ka qeveri pa kurrfarë lidhjesh me krimin e organizuar.

“Për herë të parë Kosova tani ka qeveri pa kurrfarë lidhjesh me krimin e organizuar dhe pa frikë ndaj tij. Përkundrazi, tash pra është krimi i organizuar, në veri e në jug, që tmerrohen nga qeveria: ose ikin ose dorëzohen. Eh, vetëm sikur edhe prokurorët sikur t’i kishim pak më të guximshëm edhe gjyqtarët t’I kishim pak më punëtorë, nga kampionë ballkanikë siç jemi do të mund të bëheshim kampionë evropianë” – deklaroi mbrëmë Kurti.

Lajme të ngjashme