Kurti e kthen pak propagandën, përmend parullën “rroga e vogël, fitimi i madh”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kthyer në vëmendje parullën propagadanduese “rroga e vogël, fitimi i madh”.
Kjo teksa fliste për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë.
“Miratimi në shqyrtim të parë i Projektligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë padyshim përbën një lajm shumë të mirë për vendin tonë dhe drejtësinë. Por, që institucioni përkatës të jetësohet e të nis punën është i domosdoshëm miratimi në shqyrtim të dytë, e dimë që emri i Ligjit ka trazuar shumëkënd, prandaj kundërshtimet kanë qenë të mëdha, të mbështjellura si ankesë në Kushtetuese, por ne nuk do të ndalemi. Do ta jetësojmë këtë zotim, Byroja do të bëhet, me të merr fund parulla “rroga e vogël fitimi i madh”. E kemi thënë edhe më herët, pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme nuk është private as legjitime”, tha Kurti.