Kurti e Konjufca s’u ndahen kafeve e muhabetit, përsëri pozojnë bardh e zi - NACIONALE

Kurti e Konjufca s’u ndahen kafeve e muhabetit, përsëri pozojnë bardh e zi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në dy vikendet e fundit, kryeministri Albin Kurti, dhe kryekuvendari Glauk Konjufca, kanë zgjedhur të kalojnë bashkë.

Së paku, për disa çaste ata kanë zgjedhur të ndajnë së bashku. Sikursë vikendin e kaluar, edhe këtë të diele, dy liderët e LVV-së kanë gjetur kohë për të pirë kafe.

Në foton e publikuar nga aktivisti i LVV-së, Valmir Ajeti, Kurti shihet teksa e dëgjon me vëmendje Konjufcës, që po fliste diçka, gjersa xhipi zyrtar i eskortës së kryeministrit qëndronte pak metra tutje.

Përsëri, fotoja e postuar nga aktivistët e LVV-së është bardh e zi, sikurse ajo e javës së kaluar.

Lajme të ngjashme