Kurti e ka nisur vendin në rrugë qorre, thotë Tahiri - NACIONALE

Kurti e ka nisur vendin në rrugë qorre, thotë Tahiri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin, vendim “po e futë një rrugë qorre”, ka thënë Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, për çka për ngjarjet në veri tha se kryetarët duhet të kenë në rend të parë legjitimitet për të udhëhequr.

Në dritën e unamimitetit ndërkombëtar të kritikave – e madje edhe ndëshkimeve nga ShBA – Tahiri duke folur në T7 shprehet se Kurti vendin e ka nsiur “në rrugë qorre që ka me na sjellë shumë probleme”.

Mes tjerash për veprimet në veri, politikani kosovar shprehet se askush nuk ka ditur gjë, e madje as Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani; ndërsa për deputetët e Kuvendit të Kosovës, thotë se janë në terr informativ.

Lajme të ngjashme