Kurti e Gërvalla i “impresionojnë” bashkatdhetarët në Gjermani
Kryeministri i vendit Albin Kurti e ka filluar “fushatën” për zgjedhjet e 9 shkutit. Ai së bashku me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, ka vizituar Mynihun e Shtutgartin. Aty ata iu floën bashkatdhetarëve për sukseset e qeverisë Kurti në Kosovë, si dhe aty këtu kryeministri u përkujdes që t’ua servoj disa fraza patriotike të atdhedashurisë.
“Pritje e përzemërt në Shtutgart sikurse në Mynih, sepse të përzemërt e kemi mërgatën.
Salla e madhe nuk ishte e madhe mjaftueshëm për të gjithë ata që kishin ardhur që të na urojnë mirëseardhjen. Andaj edhe një tubim i dytë po aty ishte i domosdoshëm.
Ju jemi mirënjohës për mikpritjen dje, e gjithmonë për kontributin që nuk rresht asnjëherë dhe angazhimin e pashoq për republikën.” – shkroi Kurti.