Kurti e fton teoricienin Fukuyama ta vizitojë Kosovën - NACIONALE

Kurti e fton teoricienin Fukuyama ta vizitojë Kosovën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Tryezën vjetore të 26 të organizuar nga “The Economist”, kryeministri Albin Kurti, e takoi teoricienin e mirënjohur botëror të sistemeve dhe ekonomisë politike, Francis Fukuyamën.

Kurti bisedoi me Prof. Fukuyamën, duke e njoftuar për ekonominë e Kosovës si dhe zhvillimet e reja që ndërlidhen me dinamikat gjeopolitike pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë.

Ata thuhet se diskutuan edhe për Bashkimin Evropian, NATO-n dhe marrëdhëniet e Kosovës me vendet e Ballkanit, si dhe për atë se çka mund të mësohet nga historia dhe teoria për mbrojtjen e të drejtave, drejtësisë dhe demokracisë në të ardhmen.

Kryeministri e ftoi Fukuyama të vijë në Prishtinë e ta vizitojë Republikën e Kosovës.