Kurti e falënderon Serwerin për “analizat depërtuese” Serwer-in
Këshilla të urta dhe analiza depërtuese.
Këto ishin dy atributet që ia mëvëshi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, profesorit në John Hopkins University, Daniel Serwer, teksa e priti për takim në zyrën e tij.
“Kënaqësi të rilidhesha me profesorin @DanielSerwer, një diplomat i madh dhe një mik edhe më i madh i Kosovës. Ky ishte vetëm i fundit nga takimet e shumta që kemi pasur gjatë më shumë se dy dekadave, por ishte hera e parë që pata privilegjin ta mirëpres në Zyrën e Kryeministrit. Si gjithmonë, jam mirënjohës për analizën e tij therëse dhe këshillat e tij të mençura për çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet Republika jonë dhe qytetarët e saj, dhe rajoni në tërësi”, ka shkruar Kurti në “X”.
A pleasure to reconnect with Professor @DanielSerwer, a great diplomat and an even greater friend of Kosova. This was only the latest of numerous meetings we've had over the course of more than two decades, but it was the first time I had the privilege of welcoming him to the… pic.twitter.com/x9VuS94FuE
— Albin Kurti (@albinkurti) June 27, 2024