Kurti e emëron Bajramin kryenegociator në dialogun teknik me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar Agron Bajramin kryenegociator në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Në një komunikatë për media, nga zyra e kryeministrit është thënë:
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Agron Bajrami në pozitën: Kryenegociator i Republikës së Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Kryeministri Kurti e uroi z. Bajrami për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
Krahas pozitës së re, z. Bajrami është ambasador i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës”.